Lajme

Petar Petkoviq ndërpret vizitën në Kosovë, kthehet në Beograd

10/26/2022 12:57
nga:G C

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha në Pasjan se po e anulon vizitën e tij në Kosovë për shkak të ndalimit të autoriteteve të Kosovës për 80 për qind të programit të planifikuar të tij.

Ai u tha gazetarëve në Pasjan se vizita e tij është miratuar plotësisht për të mërkurën në orën 16:00, ndërsa rreth mesnatës i ka ardhur një e-mail që e informonte se shumica e vizitës ishte e ndaluar.

“Shikoni sa larg shkon Albin Kurti, ai tani po i bie qirinjve sllavë dhe ëmbëlsirave sllave, jo vetëm që më ndalon të shkoj në manastire, por tani më ndalon të marr pjesë në ndonjë ceremoni fetare. Le të merren vesh më parë në Prishtinë cfare emaili po më dergonin, të parin ja dergon Kurtit, e te dytin Bislimit, sepse padyshim që janë gjithmonë nervoz kur më duhet të vij në zonen e Kosovës dhe padyshim qe nuk flenë. Më dërgoi email rreth mesnatës, pikërisht në fund të natës kur e gjithë bota e ndershme dhe normale po pushon”, tha Petkoviç.

“Fatkeqësisht, po e mbyll vizitën time këtu dhe po kthehem në Beograd, por më vjen mirë që isha me njerëzit e mi në Pasjan, që së bashku e festuam festën e madhe të sotme dhe përçova mesazhin dhe përshëndetjet e Aleksandër Vuçiqit se Serbia do të vazhdojë të ndihmon popullin serb në Kosovë që të investojë në mbijetesën tonë”, tha ai.