Sporti

Pësoi një lëndim të rëndë, gjendja shëndetësore e Altin Gjokajt është stabile

05/10/2023 18:15
nga:Mergim Rreci

Portieri shumë premtues kosovar, Altin Gjokaj ka pësuar një lëndim shumë serioz gjatë ditës së sotme, derisa po luante me juniorët e Drenicës.

Përderisa po mbronte portën e skuadrës së juniorëve ai e pësoi një lëndim dhe mbeti pa vetëdije, teksa u dërgua në spitalin e Mitrovicës.

Fatmirësisht, ‘GazetaBlic Sport’ mëson se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe stabile, ku pritet që të ketë edhe disa kontrolla të tjera shëndetësore.