Kupa e Botës 2022

Pësoi dëmtim të tmerrshëm dje, lojtari i Arabisë Saudite qetëson tifozët: Jam mirë, urime fitorja

11/23/2022 14:14
nga:Lorik J

Lojtari i Arabisë Saudite, Yasser Al-Shahran pësoi një dëmtim të tmerrshëm gjatë fitores së befasishme të kombëtares së tij kundër Argjentinës.

I goditur nga gjuri i portierit në fytyrë, mbrojtësi pësoi një thyerje të nofullës dhe kockave të fytyrës.

Lojtari tashmë është operuar dhe me një video të publikuar direkt nga spitali ka dashur të qetësojë fansat:

“Dëshiroj t’ju siguroj se jam mirë. Urime për fitoren, tifozët sauditë e meritojnë”.

/GazetaBlic Sport