Entuziastë të peshkimit tradicional të karkalecave me kuaj po tentojnë të mbajnë gjallë kulturën e tyre në veri të Belgjikës.
Mbi kalin e tij veshur me mushama nga koka te këmbët, Gunther Vanbleu vijon aktivitetin e shpallur trashëgimi botërore.
“Qyteza e Oostduinkerke është i vetmi vend në botë ku vijon të praktikohet gjuetia e karkalecave me kuaj”, thotë ai, duke shtuar se më parë praktikohej edhe në Francë, Angli e Hollandë.
“Ka gjithmonë shumë interes nga njerëzit, sepse është unike, njerëzve u pëlqen të shikojnë një kalë të madh ferme, kjo duket se i tërheq ata, pastaj kombinimi i peshkut me kuajt dhe shikimit të karkaleçave në rrjetë, ndoshta shton tërheqjen.”
Ai shton se peshqit nuk janë për shitje dhe se aktiviteti është kthyer në një atraksion për turistët, në qytezën e vogël rreth një orë larg kufirit me Francën, shkruan rrjeti AFP.
Historianët thonë se më parë ky ishte aktivitet për fermerët e varfër, me të cilin plotësonin ushqimin e tyre.
Fillimisht ata i tërhiqnin rrjetat me krahë por më vonë kuajt mund të tërhiqnin ngarkesa më të mëdha.
Gunther shton më tej për teknikat e gjuetisë së karkalecave të detit: “Ndoshta karkalecat afrohen këtu në breg prej ngrohjes së ujit. Ne punojmë me kuajt duke kapur si peshk, si karkaleca, është shumë zbavitëse”.
Ai shton se në një ditë kapin disa kilogramë karkaleca, të cilat pasi gatuhen nga familjet konsumohen së bashku për të ruajtur traditën, shkruan rrjeti AFP.
Mbi kalin e tij veshur me mushama nga koka te këmbët, Gunther Vanbleu vijon aktivitetin e shpallur trashëgimi botërore.
“Qyteza e Oostduinkerke është i vetmi vend në botë ku vijon të praktikohet gjuetia e karkalecave me kuaj”, thotë ai