Faqja italiane e kafshëve të egra, “Area Marina Protetta Miramare”, ka njoftuar se peshkaqeni i dytë më i madh është pikasur në Detin Adriatik.
Në Gjirin e Triestes u filmua peshkaqeni (Cetorhinus maximus) dhe italianët thonë se është lajm i mirë si për gjirin ashtu edhe për biodiversitetin e tij.
Ky lajm, sipas tyre, jep gjithashtu shenja shprese për speciet që kërcënohen gjithnjë e më shumë në të gjithë Mesdheun.
Ata shtojnë se ky peshkaqen është fotografuar për herë të fundit në vitin 2015. Ekspertët shprehen se prania e këtij peshkaqeni nuk duhet të shkaktojë shqetësim, pavarësisht përmasave të tij.
Ky peshkaqen, specie e rrezikuar, ushqehet me plankton dhe peshq të vegjël.