Sipas The Times, rregulli i pesë zëvendësimeve do të bëhet i përhershëm nga sezoni i ardhshëm në futboll.
Paneli Ndërkombëtar i Bordit të FA thuhet se mbështeti propozimin për t’i bërë të përhershme pesë zëvendësimet nga 2022-2023, transmeton GazetaBlic Sport.
Seria A miratoi opsionin me pesë zëvendësime pas pandemisë COVID në 2020, por, në atë kohë, supozohej të ishte një masë kalimtare për të ndihmuar klubet dhe trajnerët të përballen me mungesat e papritura për shkak të Coronavirus.
Garat e UEFA-s kanë pasur gjithashtu pesë zëvendësime që nga vera e vitit 2020 kur Liga e Kampionëve dhe Europa League rifilluan pas bllokimit.
Vitin e kaluar, IFAB zgjati opsionin me pesë zëvendësime për 2021-22 dhe kjo gjë pritet të bëhet tashmë e përhershme.
/GazetaBlic Sport/


