Sporti

Pesë tifozë huliganë të Frankfurtit u arrestuan mbrëmë – sulmuan tifozët e Rangers

05/18/2022 16:37
nga:Lorik J

Policia spanjolle ka konfirmuar arrestimin e pesë gjermanëve pasi ndaloi një përpjekje të huliganëve të Eintracht Frankfurt për të sulmuar tifozët e Rangers.

Policët e trazirave duhej të ndërhynin pasi gjermanët, shumë prej tyre të maskuar, filluan të hedhin mjete piroteknike mbi një grup të madh tifozësh të Rangers që shijonin pijet e natës vonë në Seville, përcjell GazetaBlic Sport.

Një zëdhënës i Policisë Kombëtare të Spanjës, në një vlerësim të hershëm të dhunës së natës së kaluar, tha: “Pesë persona, të gjithë shtetas gjermanë, janë arrestuar”.

Shefat e policisë spanjolle pranuan dje se finalja e Kupës së Evropës përfaqëson sfidën “më të komplikuar” me të cilën janë përballur vitet e fundit.

Më shumë se 5,500 policë dhe roje private të sigurisë janë mobilizuar për të ndihmuar në ruajtjen e paqes.