Lajme

Pesë të plagosur në protestën kundër pushtimit rus në Nova Kakhovka të Ukrainës

03/06/2022 17:33
nga:Q R

Forcat ruse kanë hapur zjarr në një protestë kundër pushtimit të qytetit jugor të Ukrainës, Nova Kakhovka, duke plagosur pesë persona, tha agjencia ukrainase e lajmeve Interfax Ukraine, duke cituar dëshmitarë okularë.

Rreth dy mijë njerëz kishin dalë në rrugët e Nova Kakhovka për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke u bërë thirrje forcave ruse të largoheshin, raportoi agjencia.

Protesta të ngjashme u organizuan në zona të tjera të pushtuara, sipas kësaj agjencie.

Arrestohen 3 mijë e 500 persona në Rusi, protestuan kundër luftës në Ukrainë