Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 22:00, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, ka deklaruar ai.
Me rastin po merret Njësiti i Trafikut të Policisë së Kosovës.


