Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Morinë të Skenderajt, raporton Gazea Blic.
Lajmin e konfirmoi për Gazeta Blic, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha Zahiti./Gazeta Blic/


