Lajme

Pesë të lënduar në aksidentin zinxhiror në Mitrovicë-Prishtinë, e përfshirë një veturë e Policisë

04/28/2025 09:33
nga:G B

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes pesë veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Në mesin e veturave ka qenë edhe një veturë e policisë.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete (prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/