Lajme

Pesë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

02/27/2024 15:28
nga:Sh R

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër.

Lajmin për Gazeta Blic, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti për Gazeta Blic.