Felix Afena-Gyan është talenti i fundit që ka bërë debutimin e tij të parë nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe Football Italia ka bërë një artikull në lidhje me talentet më të mirë të promovuar nga ‘Special One’ në karrierën e tij.
18-vjeçari bëri Gyan bëri debutimin me Romën në tetor, në një fitore 2-1 jashtë ndaj Cagliari. Kundër Genoas, ai luajti 15 minuta dhe shënoi dy golat e tij të parë në Serie A, duke ndihmuar Romën të merrte një fitore 2-0 kundër skuadrës së Andriy Shevchenko, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi ganez është talenti i fundit i promovuar në ekipin e parë nga Jose Mourinho dhe shpreson të ndjekë të njëjtën rrugë si lojtarët e tjerë të rinj që bënë debutimin e tyre nën drejtimin e ‘Special One’ gjatë viteve.
FABINHO:
Braziliani bëri debutimin e tij në Real Madrid në vitin 2013, duke zëvendësuar Fabio Coentrao dhe kontriboi me një asist për Angel Di Maria. Dikur luante si mbrojtës i djathtë, tani është qendër mesfushor te Liverpool.
CASEMIRO:
Ai gjithashtu bëri debutimin e tij për Real Madridit nën drejtimin e ‘Special One’, duke startuar në një ndeshje në La Liga kundër Betis në vitin 2013.
ALVARO MORATA:
Një tjetër lojtar i promovuar në ekipin e parë të Real Madridit, ylli aktual i Juventusit bëri debutimin e tij për në dhjetor të vitit 2010.
ANDREAS CHRISTENSEN:
Danezi bëri debutimin e tij për Chelsean në maj të vitit 2015, në një fitore 3-1 ndaj Sunderland. Ai do të largohej nga Blues si huazim verën e ardhshme, duke u rikthyer në Stamford Bridge në vitin 2017, pas një huazimi dy-vjeçar te Borussia Monchengladbach.
SCOTT MCTOMINAY:
24-vjeçari bëri debutimin e tij për Manchester United nën drejtimin e portugezit në një ndeshje të Premier League kundër Arsenalit në maj të vitit 2017. Sezonin e ardhshëm ai bëri paraqitjen e tij të parë në Champions League kundër Benfica-s. Ai ka luajtur 146 ndeshje me Djajtë e Kuq deri më tani.
/GazetaBlic Sport


