Lajme

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

10/26/2021 10:12
nga:M K

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Podujevë 10.10.2021-13:00. Më datën 25.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti me datë 10.10.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila si pasojë e dhunës dhe frikës së bashku me dy fëmijët e saj ishte larguar nga shtëpia pasi ishte ndier e rrezikuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 25.10.2021-06:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një fjalosje që kishin pasur vajzat e tij në mes veti, e kishte sulmuar fizikisht njërën prej tyre viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 25.10.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Graçanicë, 25.10.2021-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri 25.10.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.