Lajme

Pesë raste të dhunës në familje

01/17/2025 10:23
nga:N K

Në raportin policor të 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej pesë raste të dhunës në familje.

Vetëm në rajonin e Gjakovës janë regjistruar tre raste përkatësisht një në Gjakovë, një në Malishevë dhe një në Rahovec.

“Gjakovë 16.01.2025-08:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte shkuar në shtëpinë ku banon ankuesja dhe e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

“Malishevë 15.01.2025-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, dhe rasti i tretë është regjistruar në Rahovec.

“Rahovec 16.01.2025-15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, një rast I dhunës në familje është regjistruar në rajonin e Ferizajt dhe një në atë të Pejës.

‘’Ferizaj 16.01.2025-19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

“Pejë 16.01.2025-20:00.Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor me arsyetimin se nuk ka lëndime dhe e njëjta. I dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.