Lajme

Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në afërsi të Ranillugut

02/28/2026 17:45
nga:Sh R

Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

Njësitet e trafikut rajonal nga Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.