Lajme

Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u plagosën 4 persona

05/01/2024 20:37
nga:Y I

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.

Lajmin e konfirmoi për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.

 

E konfirmon policia: Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, disa të plagosur

 

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës: Janë familjarë