Lajme

Pesë ministra nën hetim/ Bajrami: VV-së i ka rënë perdja, të gjitha kauzat farsë vetëm për votë – me skandale ka tejkaluar çdo qeveri

07/24/2023 15:04
nga:G B

Pesë ministrat Donika Gërvalla, Hajrull Çeku, Liburn Aliu, Elbert Krasniqi, Rozeta Hajdari dhe zëvendësministrja e Gërvallës, Liza Gashi janë nën hetim nga Task Forca e Policisë së Kosovës.

Ata po hetohen nën dyshimin për korrupsion.

Lidhur me këtë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se në Qeverinë Kurti ka ministra që e kanë shkelur Kushtetutën dhe numri prej pesë ministrash nën hetime nuk është befasi.

“Qeveria Kurti II, në kabinet ka ministra që tashmë është e konfirmuar se kanë shkelë Kushtetutën. Tenderët njëburimor, duke shkelë Ligjin e prokurimit publik janë pjesë e secilit furnizim e investim kapital në këtë Qeveri, andaj numri prej pesë anëtarëve të kabinetit që janë nën hetime nuk është fare befasi për mua”, potencon ajo.

Sipas Bajramit, skandali i ambasadorit Berishaj, burgosja e Nagip Krasniqit e kanë vulën e korrupsionit.

“Skandali i energjisë elektrike me të ashtuquajturin ambasador Berishaj, burgosja e Nagip Krasniqit të gjitha e kanë vulën e korrupsionit. Kapja e çdo institucioni me familjar e militantë partiak po ashtu është korrupsion”, vlerëson deputetja për Gazeta Blic.

Ajo shton se secila kauzë e VV-së ka qenë vetëm për votë dhe tani ka rënë perdja dhe të gjithë po e shohin qeverisjen e VV-së, e cila me skandale ka tejkaluar çdo qeveri.

“Jo vetëm kauza kundër korrupsionit, por secila kauzë e LVV-së mbi të cilën kanë ardhur në pushtet u vërtetua se kanë qenë farsë dhe vetëm për votë, tani ka rënë perdja të gjithë po e shohim qeverisjen e LVV-së. Kjo Qeveri me skandale e korrupsion ju ka tejkaluar të gjitha qeverive të mëparshme”, deklaron deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami./Gazeta Blic/

Pesë ministra të Kurtit nën hetim/ Krasniqi: Qeveria e zhytur në korrupsion dhe skandale – nuk i duhet vendit

Pesë ministra nën hetim/ Flet deputeti i VV-së Gramos Agusholli: Në Qeveri s’ka afera korruptive, s’ka vendim të gjykatës që janë fajtorë

Matoshi: Ministrat nën hetim për korrupsion duhet të dorëhiqen, por këta të Kurtit mendojnë se janë mbi ligjin

Kadrijaj: Ministrat nën hetime, qeveria mundohet ta fshehë korrupsionin – të shkojë në shtëpi, e ka degraduar vendin