Lajme

Pesë kandidatë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e Hamburgut, Kurti: Tregues i fuqishëm i integrimit të diasporës

03/02/2025 16:35
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur pjesëmarrjen e pesë kandidatëve me prejardhje shqiptare në zgjedhjet e 2 marsit 2025 në Hamburg, Gjermani, duke e cilësuar këtë si një tregues të fuqishëm të integrimit dhe kontributit të diasporës shqiptare në shoqërinë dhe demokracinë gjermane, raporton GazetaBlic.

Kandidatët janë Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP).

Kurti uroi suksese kandidatëve dhe inkurajoi bashkatdhetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

E plotë:

E diela e 2 marsit 2025, është ajo e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, e ku sot garojnë pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, një tregues i fuqishëm ky i integrimit dhe kontributit të diasporës sonë në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Pavarësisht partive të ndryshme që përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet.

Kandidatët janë:
• Dafina Berisha (SPD)
• Kushtrim Lulaj (CDU)
• Muhamet Idrizi (CDU)
• Nikola Tunici (CDU)
• Sami Musa (FDP)

Është gjithmonë mirë që bashkatdhetarët tanë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje, kurse atyre që garojnë iu uroj suksese dhe çdo të mirë në udhëtimin e tyre politik e qytetar.