Sporti

Pesë humbje në këtë sezon, Real Madridi po thyen rekorde negative

12/05/2024 08:55
nga:Lorik J

Real Madrid humbi ndaj Athletic Bilbao 2-1 dhe pësoi humbjen e pestë që nga fillimi i sezonit 2024/25.

Në këtë mënyrë madrilenët përsëritën antirekordin e klubit për humbjet në 5 sezonet e fundit. Hera e fundit që Reali pësoi kaq shumë humbje në këtë fazë të kompeticionit ishte në sezonin 2020/21.

Pas 15 xhirove të luajtura, Real Madridi është në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa diferenca me Barcelonën është 4 pikë.

Diçka nuk po shkon tek Real Madridi, teksa po vazhdojnë humbjet e njëpasnjëshme.

/GazetaBlic Sport