Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku si pasojë ka humbur jetën një i moshuar.
Mësohet se pesë fëmijë kanë sulmuar 80-vjeçarin në një park në periferi të Leicester.
Gjithashtu fëmijët janë arrestuar nga policia.
Mediat vendase shkruajnë se Bhim Sen Kohli, i cili po shëtiste qenin e tij në qytetin Braunstone, u sulmua rëndë të dielën dhe vdiq në spital mbrëmjen e së hënës.
Tre vajza dhe dy djem, të moshave 14 dhe 12 vjeç, po merren në pyetje nga policia.
Ndërkohë vajza e të moshuarit tha të hënën se e gjeti atë të shtrirë në tokë pasi kishte dëgjuar diçka jashtë shtëpisë së saj. Sipas policisë, të rinjtë u larguan nga vendi i ngjarjes përpara se të arrinin shërbimet e urgjencës.
/Ora News/


