Lajme

Pesë emisarët do t’a vizitojnë Kosovën e Serbinë / Analisti politik: Përpjekje për t’a kthyer në ‘binar’ procesin e dialogut

10/19/2023 10:08
nga:N K

Pesë përfaqësues nga SHBA, Gjermania, Italia, Franca, dhe përfaqësuesi i BE-së, Mirsollav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor, raporton Gazeta Blic.

“Pesëshja më e madhe” do t’a vizitojë Kosovën për herë të parë pas sulmit terrorsit të 24 shtatorit, në Banjskë të Mitrovicës.

Në lidhje me këtë çështje ka folur, analisiti politik, Fidan Ukaj, i cili thotë se, ardhja e një ekipi kaq të madh përfaqësuesish shtetesh, është përpjekje e faktorit ndërkombëtar për t’a shpëtuar e kthyer në binar procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Ardhja e një ekipi kaq të madhe përfaqësuesish shtetesh të BE-së dhe SHBA-së me në krye Mirosllav Lajçak është përpjekje e faktorit ndërkombëtar për ta shpëtuar e kthyer në binar procesin e dialogut Kosovë – Serbi pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovës nga një grup terrorist i financuar, i furnizuar e i stervitur nga Serbia”, deklaroi Ukaj.

Ukaj potencon se, kjo përpjeke është në funksion të shpëtimit të marrëveshjes së Brukselit dhe kthimit në zbatim të saj dhe shton se, do të ketë një plan sekuencimi më të balancuar për palët, po ashtu ai mendon se do të ketë një pako joshëse financiare nëse palët pranojnë shpejt t’i kthehen procesit dialogues.

“Kjo përpjeke është në funksion të shpëtimit të marrëveshjes së Brukselit dhe kthimit në zbatim të saj.
Mendoj se do të ketë një plan sekuencimi më të balancuar për palët nga ai që është prezantuar më herët e po ashtu një dialog më të barazpeshuar dhe mendoj po ashtu se do të ketë edhe një pako joshëse financiare nëse palët pranojnë shpejtë t’i kthehen procesit dialogues e të fillojnë me zbatimin e marrëveshjeve”, përfundoi Ukaj për Gazeta Blic.

A mori letër Kurti nga Scholz dhe Macron për dialogun pas zhvillimeve në Banjskë?