Sporti

Përvoja te Sevilla rezultoi dështim, Januzaj kërkohet nga Gattuso

01/15/2023 23:49
nga:E K

Negociatat mes Valencias dhe Sevillas për mbylljen e huazimit të Januzajt deri në fund të sezonit janë në pikën më të nxehtë. Futbollisti belg (me origjinë shqiptare), sipas asaj që ka mësuar MARCA, po pret me padurim të vihet nën urdhrat e Gattusos. Valencia, në fakt, e ka kërkuar edhe verën e kaluar Januzajn, por 27-vjeçari preferoi t’i bashkohej ekipit andaluz.

Nuk ka qenë e lehtë për futbollistin mëngjarash. Ai nuk pati shumë minuta me Lopeteguin, por shkarkimi i tij dhe ardhja e Sampaolit i kanë lënë edhe më pak mundësi për të luajtur.

Sevilla duhet të lirohet nga paga që përfiton futbollisti, që t’u hapë rrugë përforcimeve të reja. Por edhe Valencia nuk ka shumë hapësira ​​financiare për manovrim që të jetë në gjendje të regjistrojë lojtarë.