Lajme

Përvjetori i 98-të i vdekjes së Azem Galicës, Krasniqi lartëson veprimtarinë e tij

07/15/2022 14:06
nga:Astrit Gashi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar Azem Galicën në përvjetorin e 98-të të vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se jeta dhe veprimtaria e Azem Galicës, në krye të kryengritësve shqiptarë, bashkë me Shotë Galicën, do të bëhej shembull për gjenerata të tëra, duke e rikonfirmuar heroizmin e rezistencës në Drenicë.

“Kjo trashëgimi historike natyrshëm vijoi me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Rifat Berishën, Tahir Mehën e deri te Adem Jashari. Historia e qëndresës dhe luftës së Azem Galicës, mishëroi vrullin atdhetar ndër gjenerata dhe në secilën trevë shqiptare, deri në luftën çlirimtare të UÇK-së”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së.