Dy prindërit e ish-presidentit të Kosovës tashmë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku gati për dy vite, atje po mbahet Hashim Thaçi, raporton GazetaBlic.
GazetaBlic pak më herët publikoi fotot dhe video nga vizita e prindërve të Thaçit në Hagë, por përveç tyre, në vizitë te ai kanë shkuar edhe motra dhe vëllai i tij.
Ata shihen në fotografi duke e mbajtur (asistuar) nënën e Thaçit, e cila po hynte për të takuar të birin e saj në Hagë pas gati dy vitesh.





