Nga dita e hënë, peticioni për riprocedimin e projektligjit për Trustin është vendosur edhe në Prishtinë. Interesimi nga qytetarët është i madh.
Mori rrugë nga Fushë-Kosova për në Prishtinë.
E qëllimin para vetes, Hatixhe Shkodra e kishte të qartë.
Tavolina ku ishte i vendosur peticioni për riprocedimin e projektligjit për trustin ishte vendi që kërkonte.
Pasi nënshkroi, kjo tregoi edhe arsyet se pse i dëshiron kaq shumë këto para.
Shkodra madje tregon edhe arsyet se pse sipas saj Qeveria është kundër kësaj ideje.
Edhe për një qytetar tjetër, si një ish-votues i këtij pushteti, ndjenja e dëshpërimit që Qeveria po e kundërshton tëheqjen e një pjese të trustit është më e theksuar.
E dikush thotë se e ka studiuar mirë politikën e parave të Trustit.
Ky përveç parave, ka edhe një kërkesë ndryshe nga të tjerët.
Qytetarët në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mund t’i japin nënshkrimet e tyre në peticionin për Trustin edhe në qytete të tjera të vendit.
Por pse besojnë organizatorët se tani vullneti i deputetëve të mazhorancës do të jetë ndryshe nga ai i kaluari.
Për t’u riproceduar në Kuvendin e Kosovës projektigji për Trustin, nevojiten së paku 10 mijë nënshkrime të qytetarëve.


