Një aksident i rëndë mes tri veturave, ka ndodhur mëngjesin e së dielës në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Dy persona kanë mbetur të vdekur nga ky aksident, teksa nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic, nga Policia e Kosovës.
Mediumi merr vesh se nga nëntë të lënduarit, njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dyshohet për dy të vdekur