Dimal Basha ka njoftuar se, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë përuruar segmentin e ri të rrugës nacionale Prishtinë–Mitrovicë (N2), që lidh Lumin e Madh me Gojbulën.
Ky projekt, me gjatësi 9.6 kilometra dhe vlerë rreth 25 milionë euro, konsiderohet një ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore në këtë aks.


