Komuna e Rahovecit njofton se sot në Lagjen III në Rahovec u përurua objekti i ri të AMF-së nga kryetari Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe qytetarë.
“Në këtë objekt bashkëkohor, nga dita e hënë (18.9.2023) do të ofrohen shërbime parësore shëndetësore për qytetarët e kësaj lagjeje. Projekti është financuar nga buxheti i komunës dhe vlera e tij është: 252.269.86 €. Urime!”, thuhet në postimin e Komunës së Rahovecit në Facebook.






