Lajme

Përurimi i Shtëpisë së Kulturës në Suharekë, Osmani përmend Ukë Bytyqin

09/16/2024 22:50
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë në Suharekë, për përurimin e Shtëpisë së Kulturës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se e kaluara jonë, e cila personifikohet me jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, ish-kryetari i Suharekës i cili u vra paslufte.

“Sot në Suharekë, për ta përuruar Shtëpinë e Kulturës! Në këtë vend, e kaluara jonë, e cila personifikohet me jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, do të gërshetohet mrekullisht me të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve tanë! Tashmë, të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të madhe për ta zhvilluar talentin e tyre, duke nderuar komunën, shtetin dhe flamurin e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.