Lajme

Peruja goditet nga tërmeti 7,2 ballë

06/28/2024 22:01
nga:Y I

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi Perunë të premten.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti ishte me epiqendër 5 milje në perëndim të Atiquipa, e cila është në jug të kryeqytetit Lima pranë kufijve të Kilit dhe Bolivisë.

Tre persona janë shtruar në spital me lëndime të lehta në Arequipa, konfirmoi Qendra Shëndetësore Acari në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave më të fundit, vlerësohet se valët e cunamit po arrinin nga 1 deri në 3 m mbi nivelin e baticës përgjatë disa pjesëve të bregdetit të Perusë.

“Bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme, për disa brigje parashikohen valë të rrezikshme cunami”, tha qendra. Ata shtuan se nuk kishte rrezik të një cunami në Bregun Perëndimor të SHBA.