Skender Perteshi nga Instituti “Prevent” sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Ai u shpreh se në baze të raporteve që hartohen dhe publikohen çdo vit, Kosova është model për luftë kundër terrorizmit e ekstremizmit.
“Kosova edhe në raportet e State Departmentit për Kosovën që publikohen çdo vit, po flas për raportet që hartohen prej Departamentit të Shtetit, edhe raportet për vend që hartohen çdo vit për Kosovën edhe raportet e Policisë së Kosovës, zyrtare, Kosovën e marrin si model për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, është shprehur ai.


