Lajme

Personi që e goditi Berishën u dërgua në Selinë e PD’së, dalin pamjet kur e mori Policia

12/06/2022 14:04
nga:Genita C

Gert Shehu 31vjeç ( i datëlindjes 9.5.1991) lindur dhe banues në Tiranë është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Këto janë pamjet e tij që shfaqet i gjakosur pasi është neutralizuar nga truprojat e kryedemokratit Sali Berisha.

Shehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat.

Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke marrë autorin e dyshuar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pas kësaj për ta dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1. /tvklan.al