Lajme

Personi në fotografi kërkohet nga Policia për vjedhje të rëndë

10/16/2025 14:23
nga:Sh R

Policia Rajonale e Prishtinës, po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e  një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Policia ka publikuar pamje  ku shihet personi i dyshuar, teksa futet në një veturë.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit që shihet në video, na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected] #app: Lajmero Policine, Tel: 192”, shkruhet në postimin e Policisë në Facebook.