Lajme

Personi i vrarë në Skenderaj ishte mërgimtar, u vra për një arsye banale

07/23/2022 21:45
nga:Astrit Gashi

Personi i vrarë sonte në fshatin Baks të Skenderajt është mërgimtari B. Musliu.

Dyshohet se Musliu u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Vrasja ndodhi për një arsyeje banale. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një fjalosje, pasi viktima kishte ngasur makinën me shpejtësi të madhe.

“Pse po vozit shpejt me veturë në fshat..”, thuhet se ishin fjalët që nxitën zënkën, e cila pati për epilog vrasjen e mërgimtarit dhe plagosjes e dy personave të tjerë.

IndeksOnline mëson po ashtu se edhe dorasi, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në emergjencë.