* Diabeti, sëmundje që populli e njeh si sheqeri, ndodhë kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose sasia e insulinës së prodhuar nuk është efektive, kur kjo ndodhë rritet sasia e sheqerit në gjak.
*Personat me diabet zakonisht ankohen se kanë ndjenjë të tharjes së gojës, kanë urinim të shpeshtë, ndjenjë të urisë, shikim të mjegulluar apo edhe infeksione të përsëritura.
*Kur një pacient diagnostikohet me diabet është me rëndësi që krahas mjekimit të ndryshoj edhe stilin e jetës sepse kjo ka rëndësi shumë të madhe në shëndetin e përgjithshëm dhe përmirësimin e pacientit.
*Aktiviteti fizik njihet si një nga faktorët që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.
*Sipas ekspertëve, ecja pasi që pacienti ka konsumuar një vakt ushqimor mund të ketë efekt pozitiv në nivelet e sheqerit në gjak.
*Madje, sugjerohet që kjo të jetë rutinë në mënyrë që në vazhdimësi të mbahet një nivel i sigurtë i sheqerit në gjak.
*Kjo ndodhë sepse gjatë ecjes, muskujt kontraktohen dhe e shtyejnë qarkullimin e gjakut në muskuj proces ky që ndihmon në rregullimin e sheqerit.
🏥SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON
📞 045322250
📞 048322250
📞 038600505