Lajme

Persona me maska e vendosin flamurin serb mbi autoblindat e Policisë, brohorasin “Serbia, Serbia”

05/29/2023 09:57
nga:G B

Persona me maska në Zveçan kanë vendosur mbi autoblindë e Policisë së Kosovës, flamurin e Serbisë .

Kështu ka raportuar gazetarja e Kanal10, Saranda Alshiqi e cila tha se persona me maskë u afruan pranë flamurit duke bërë herë pas here provokime dhe bërtitur.

Ajo tha se serbët brohoritën këtë  veprim duke thirrur “Serbia, Serbia”.