Lajme

Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit, policia bën thirrje: Protestoni paqësisht, përndryshe do veprojmë

10/31/2026 14:45
nga:L J

Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të policisë.

Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë.

Ngjarja vjen në vijim të protestës ku të pranishëm kanë qenë studentë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë pasur edhe përplasje./TCH