Lajme

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon Libanin jugor

09/21/2024 22:42
nga:Y I

Ushtria izraelite ka sulmuar “gjërësisht” Libanin jugor mbrëmjen e sotme (21 shtator), tha një zëdhënës.

Kundëradmirali Daniel Hagari tha se forcat filluan sulmet pasi zbuluan se Hezbollahu ishte “përgatitur për të qëlluar” drejt Izraelit.

“Në orën e kaluar, ne kemi goditur gjerësisht në Libanin jugor, pas zbulimit të Hezbollahut duke u përgatitur për të qëlluar në drejtim të territorit izraelit,” tha ai.

Dhjetëra avionë të Forcave Ajrore izraelite po godasin aktualisht objektiva terroristë dhe raketahedhës për të hequr kërcënimin ndaj civilëve izraelitë.

/Ora News/