Sporti

“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptar”, Chiesa mesazh për fansat gjatë festimeve të EURO 2020

07/13/2021 16:01
nga:Mergim Rreci

Pas triumfit të Italisë në EURO 2020, entuziazmi i lojtarëve “Azzurr” nuk ka fund.

Gjatë ditës së djeshme lojtarët e Italisë kanë parakaluar në qytetin e Romës me një autobus të hapur ku sheshet ishin të mbushur me tifozë dhe lojtarët ishin duke festuar me trofeun në duar.

Së fundmi është sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane ku me anë të një video-je ka përshëndetur tifozat shqiptar duke parë mbështetjen e madhe që fansat kuqezi i kanë dhënë Italisë:

“Një përshëndetje për të gjithë tifozët shqiptar, përqafime!”, tha Chiesa.