Sporti

Përsëritet historia, Ballkani e fillon sonte misionin në grupet e Conference League

09/21/2023 08:06
nga:Mergim Rreci

FC Ballkani e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar dje drejt Çekisë, atje ku do të përballet me Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, atje ku kërkohet një rezultat sa më pozitiv nga të drejtuarit e Ilir Dajës.

Para ndeshjes janë deklaruar trajneri Daja dhe sulmuesi Berisha, të cilët ishin optimistë për një paraqitje sa më të mirë.

Kujtojmë që ky është viti i dytë radhazi që Ballkani merr pjesë në Conference League.

/GazetaBlic Sport/