Showtime

Përqafime dhe kërcim romantik, ja për cilën nga vajzat deklarohet Meliku

02/14/2022 21:27
nga:Donika Fetahu

Sot në “Për’puthen” nuk kanë munguar deklaratat e forta për ditën e Shën Valentinit.

Në një takim katër minutash, mes emocionesh, Meliku u deklarua se do të jetë vetëm për Lauretën në emision, duke i lënë kohë vajzës që të vendosë.

Ai është shprehur se vetëm ajo mund t’i japë kuptim jetës së tij.

Laureta nuk e priste një deklarim nga ana e tij, edhe pse u gëzua, ndërsa nuk dihet nëse ajo do të vendosë që të jetë vetëm për të në emision.

Më pas ata kërcyen nën tingujt romantikë të muzikës dhe dekorit të mrekullueshëm.