Sporti

Përqafim i ngrohtë mes Ronaldos dhe Mane-s pas triumfit të Al Nassr në finale ndaj Al Hilal

08/12/2023 21:50
nga:E K

Cristiano Ronaldo ka qenë heroi i skuadrës së Al-Nassr në finalen e Kupës së Kampionëve të Botës Arabe. Në finale Al-Nassr mposhti në shtesa Al Hilal me rezultat 1-2

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar trofeun e parë për sivjet, atë të Kupës së Kampionëve të Botës Arabe apo trofeun e Mbretit Selman.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me Al Hilal që ishte skuadër më e mirë me krijimin e rasteve.

Këtë ata e treguan pasi që me fillimin e pjesës së dytë do të shënonin golin e parë në këtë ndeshje.

Malcom bëri një pasim të mirë tek Michael që shënoi golin e parë në minutën e 51-të për t’i dhënë epërsinë Al Hilal.

Por, Al – Nassr u aktivizua dhe sulmoi më shumë në drejtim të skuadrës kundërshtare. Por, Al Amri i Al Nassr u ndëshkua me karton të kuq për t’u përjashtuar nga ndeshja në minutën e 71-të.

Tre minuta më vonë Ronaldo do ta barazonte rezultatin.

Portugezi u shërbye mirë në zonë nga Al Ghannam për të finalizuar mirë një aksion të skuadrës së Al Nassr.

Sadio Mane i ka dhuruar një përqafim të ngrohtë Ronaldos pas fitores së sotme të Al-Nassr.

Ja momenti: