Showtime

Për’puthen pa Borën, Trixa ka një koment

09/13/2022 07:20
nga:Genita C

Sonte ka nisur emisioni i dashurisë, më i përfoluri në Shqipëri – Për’puthen.

Ky sezon vjen ndryshe këtë vit dhe ju me siguri e dini pse!?

Për këtë sezon pati një koment edhe Beatrix Ramosaj, dhe kjo sigurisht nuk na iku.

Pa Borën sivjet, Trixa i uroi suksese ekipit të ri, përjashtuar Arjan Konomi i cili ju pret edhe sivjet në ekran.

Artistja i komentoi Neda Ballukut duke i thënë ‘Po dukesh shumë bukur’.

Për’puthen u rikthye sonte pas dy sezonave super të suksesshme dhe që ka nxjerr fytyra që sot janë publike dhe kanë përfituar nga paraqitja.