Dy programet më të shikuara aktualisht janë “Big Brother Vip”, dhe “Për’puthen”.
Sot “Vëllau i madh” ka vendosur që banorët e Big Brother të jenë për një moment konkurentë të Përputhen.
Arjola e ka udhëhequr emisionin, në vend të Borës, ndërsa të tjerët janë ndarë në dy grupe, djemtë dhe vajzat, si në Përputhen, shkruan GazetaBlic.
Monika, Xheisara dhe Beniada e kanë nisur lojën në karriget e vajzave kurse djemt janë ulur Arbri dhe dy banorët e rinj që kanë hyrë mbrëmë, Dritani dhe Eltoni, derisa të tjerët po e shijojnë, Donaldi duket pak në siklet duke pasur parasysh se ky program moderohet nga Bora Zemani./GazetaBlic/



