Sporti

Përpos Dembeles edhe Bergwijn në listën e shitjeve te Tottenham

01/10/2022 13:05
nga:E K

Tottenham do ishte i lumtur që ndajë rrugët me sulmuesin Steven Bergwijn në afatin kalimtar të janarit.

24-vjeçari ka kaluar dy vite interesante te skuadra londineze, duke qenë titullar 37 herë dhe 26 herë si inkuadrues.

Bregwijn këtë edicion ka zhvilluar vetëm 100 minuta që nga arrijta e Antonio Conte, gjë që konfirmon se nuk është në planet e teknikut italian.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Spurs janë gati ta shesin holandezin para se të mbyllet ky muaj.

Ajax është skuadra më e interesuar për holandezin, edhe pse mbetet garë e hapur për kartonin e lojtarit.

Raportohet se Tottenham me shitjen e Bergwijn do fokusohen te transferimi i Adama Traores nga Wolves.