Lajme

Përplasjet para Kuvendit të Shqipërisë, lëndohen dy efektivë

02/13/2023 17:58
nga:G B

Dy punonjës policie mësohet se kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes me protestuesit pasditen e kësaj të hëne jashtë godinës së parlamentit të Shqipërisë ku po zhvillohet protesta e opozitës.

Gjatë tubimit që po zhvillohet njëkohësisht me seancën plenare protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të punonjësve të policies duke tentuar që të hyjnë në ambientet e brendshme të Kuvendit.