Lajme

Përplasje në Komisionin për Ekonomi, ministrja Hajdari thotë se po “shantazhohet nga mediat”

04/19/2022 10:12
nga:N M

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdar, është deklaruar sot në kuadër të Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje të komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka pyetur ministren për një mori çështjesh, ndër të tjerash edhe për disa trajnime që kishin të bënin me njërin nga zyrtarët e ministrisë.

E në deklarim e sipër, ministrja Hajdari tha se “ka marrë shumë shantazhe nga mediat”.

Nuk dihet se për çfarë saktësisht fliste ministrja, pasi që nuk e sqaroi por ajo tha se këto “shantazhe”, kishin të bënin me trajnime e edukime.

“Po marr shantazhe nga mediat, jo trajnimi, jo edukimi e të tjera. Nuk janë nënshkruar marrëveshjet në hotelin e lartcekur, por ka qenë një tjetër. Ne kemi trashëguar një ministri ku nuk kemi vend për mbi 130 persona.”, tha ministrja Hajdari.

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi është duke vazhduar ku po diskutohen për disa pika të rendit të ditës.

E pas përfundimit të fjalës nga ministrja Hajdari, nga deputetët e tjerë pati ankesa se deputeti Shala nuk ua dha fjalën e as mundësinë që të parashtrojnë pyetje gjatë gjithë mbledhjes.

E deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Shala po tenton të denigrojë personalitetin e Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i cili është staf civil.

“Ekziston procesverbali dhe incizimi. Pyetje gjithnjë i kishi me tendenca, a keni shku a keni bë? Normal që ministria nuk ka vend për mbi 130 persona që vinë të nënshkruajnë. Ka deviju kjo mbledhje.”, tha Kusari-Lila.

Qytetarët kërkojnë t’u lejohet tërheqja e parave nga Trusti