Sporti

Përplasje mes Dajës dhe Osmanit, çfarë ndodhi në tunelin e “Air Albania”

12/23/2021 21:04
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin në mes Partizanit dhe Tiranës.

Rezultati pas 45 mintuave është 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Tensioni dhe adrenalina janë të mëdha në përballjen më të rëndësishme të Abissnet Superiores, pasi askush nuk dëshiron të dështojë në këtë takim.

Një episod interesant ndodhi në tunelin e dhomave të zhveshjes, me trajnerin Ilir Daja që u kap nga kamerat e Supersport duke u thënë diçka arbitrave.

Trajneri i Partizani vijoi diskutimin me Tefik Osmanin, drejtorin sportive të Tiranës, të cilin e ka pasur edhe futbollist te Skënderbeu e Elbasani.