Sipas raportimeve nga Italia, trajneri i AC Milan, Massimiliano Allegri, dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit pas një përplasjeje me këshilltarin e lartë të klubit, Zlatan Ibrahimović.
Raporti i “Corriere della Sera” përshkruan një situatë të tensionuar prapa skenave në Milanello, ku marrëdhënia mes Allegrit dhe Ibrahimovićit është përkeqësuar ndjeshëm.
Thuhet se tekniku italian është i vendosur të largohet, pavarësisht nëse skuadra arrin apo jo kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Situata te kuqezinjtë është bërë edhe më e rëndë pas rezultateve zhgënjyese javët e fundit, me presion të madh nga tifozët dhe drejtuesit e klubit.
/GazetaBlic Sport/


